Policia ka ekstraduar të enjten nga Zvicra të kërkuarin me letër-rreshtim ndërkombëtar për falsifikim të parave.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it pasi i ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane dhe i njëjti pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.
Më tej Policia ka paralajmëruar se do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale.
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Ekstradohet nga Zvicra i kërkuari për vrasje në tentativë
-
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari për dy vepra penale