Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen në Aktash

Skena ne Aktash - ku ndodhi vrasja

Foto: Driton Paçarada

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe nga dy muaj të tjerë (secilit veç e veç) Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të dyshuar për rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator 2024 në lagjen Aktash në Prishtinë.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 01.04.2025 ka aprovuar kërkesën e PTHP-në, për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A., të njëjtëve masa e paraburgimit iu është vazhduar në kohëzgjatje prej (2) muaj, për secilin”, konfirmoi Gashi.

Lidhur me këtë rast, më 11 shtator 2024 është arrestuar edhe Vesel Bunjaku, i dyshuar për manipulim me prova në këtë rast. I njëjti gjendet po ashtu nën masën e paraburgimit./BetimipërDrejtësi