Një 11-vjeçar dyshohet se është sulmuar të mërkurën në një shkollë në Deçan nga një burrë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për KOHËN se i dyshuari është arrestuar.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Një prind dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës në oborrin e shkollës, ku për fat të mirë më vonë kanë intervenuar mësimdhënësit e kësaj shkolle. Më pas është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët e kanë arrestuar personin e dyshuar, ndërkaq i mituri ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.
Sipas tij, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Pejë për sulm fizik ndaj babait të tij
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për sulm seksual
-
Arrestohet një i dyshuar për shpërthim në oborrin e një shtëpie në Deçan
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarëve policorë në Deçan
-
Arrestohet një i mitur në Fushë-Kosovë, dyshohet për sulm ndaj bashkëmoshatarit