Një person ka raportuar se një mësuese e një shkolle në Mitrovicë të Veriut gjatë orës së mësimit e ka sulmuar fizikisht djalin e tij me shuplakë.
Sipas njoftimit të Policisë, ky person ka raportuar se rasti ka ndodhur më 6 qershor të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE dyshuara është shoqëruar në Polici dhe është intervistuar në prani të avokatit të saj.
Rasti është cilësuar si keqpërdorim i pozitës apo autoritetit shqiptar.
“Më datë 12.06.2025, në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri është iniciuar rasti ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Rasti është raportuar nga një prindi i cili ka deklaruar se me datë 06.06.2025 një mësuese e një shkolle në Mitrovicë Veri gjatë orës së mësimit e kishte sulmuar fizikisht djalin e ankuesit, nxënës i asaj shkolle duke e goditur me shuplakë. E dyshuara M.P, 56 vjeç është shoqëruar në Stacion Policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.