Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e së dielës në fshatin Dumnicë e Epërme të Podujevës. Burimet e KOHËS thonë se personi i gjinisë mashkullore, me inicialet S.S., rreth të gjashtëdhjetave dyshohet se e ka kryer vetëvrasje.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është gjetur një person pa shenja jete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast", ka thënë në një përgjigje për KOHËN Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Burimet i thanë KOHËS se viktima ka qenë duke jetuar në periferi të qytetit të Podujevës.