Një person dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës, pasi sipas informatave fillestare ai ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinë, Enis Pllana, ka njoftuar se rreth orës 13:00 ka pranuar informatën lidhur me rastin, ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit janë angazhuar njësitë relevante policore dhe ekipet e tjera të kërkim-shpëtimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas autoriteteve, personi dyshohet se ka hyrë në ujërat e Liqenit të Batllavës dhe më pas ka humbur kontakti me të.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, thuhet në njoftim.
Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar.