Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Martinez: Duam ta fitojmë Botërorin për Jotan

Ronaldo & Jota

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka folur me emocione për Diogo Jotan, duke theksuar se kujtimi i tij vazhdon të jetë i pranishëm në çdo stërvitje. Sipas Martinezit, ekipi dëshiron ta nderojë në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar Kupën e Botës.

Jota vdiq në moshën 28-vjeçare në një aksident trafiku në korrik të vitit të kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sa herë që stërvitemi, ka gjithmonë momente kur ai na rikthehet në kujtime. Mendoj se duhet ta nderojmë Diogon, sepse gjithçka që kemi ndërtuar me këtë ekip ka nisur me të. Ai është drita dhe motivimi ynë më i madh. Ne duam ta fitojmë Kupën e Botës për të”, ka thënë Martinez.

Portugalia avancoi në fazën nokaut pasi e mbylli Grupin K në pozitën e dytë me pesë pikë, pas dy barazimeve dhe një fitoreje.

Portugalia në 1/16 e finales luan ndaj Kroacisë të premten.