Një shtetas serb është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit ai u ndalua nga njësia policore në fshatin Jashanicë të Leposaviqit me ç’rast u arrestua pasi dyshohet që me automjetin e tij e kaloi ilegalisht kufirin.
“Gjatë patrullimit nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga R. Serbisë në Republikën e Kosovës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.