Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me dy vjet burgim dhe 1,000 euro gjobë të pandehurin S.K., i cili ka pranuar fajësinë për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Sipas aktakuzës, më 14 korrik 2025 në Gjakovë, S.K. ishte vërejtur nga hetuesit teksa i shiste një sasi të vogël narkotikësh një blerësi për 5 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kontrollit, policia ka sekuestruar katër qese me substancë narkotike dhe më pas, gjatë bastisjes në banesën e tij, janë gjetur 19 qese me marihuanë, tetë me kokainë dhe një fishek.
Pas ekzaminimit nga Agjencia e Kriminalistikës dhe Forenzikës, është konstatuar se substancat ishin 14.09 gramë marihuanë dhe 2.86 gramë kokainë.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi brenda 30 ditësh nga pranimi i tij me shkrim.