Dy persona janë ndaluar në orët e vona të së shtunës në Kaçanik nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri në Parkun Nacional “Sharri”.
Të dyshuarit janë R.V. 23-vjeçar dhe E.V. 18-vjeçar, tek të cilët janë gjetur dy armë me të cilat dyshohet se kanë shtënë në ajër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe sasia e municionit.
Rasti është cilësuar "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm" dhe "Mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armës".