Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një rrahjeje që ka ndodhur në një lokal në Istog të dielën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 18:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në orën 19:00 u konstatua se ka dy persona të lënduar, të cilët po trajtohen në emergjencën e Istogut. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Pejë”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente për të kuptuar shkaqet e rrahjes dhe për identifikimin e personave që duhet arrestuar.