Kronikë

Dy të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohen në Kosovë nga Gjermania e Franca

Arrestim

Një 35-vjeçar dhe një 34-vjeçar, persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, janë ekstraduar në Kosovë nga Gjermania dhe Franca.

Të dyshuarit L.V. dhe A.M., janë arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet kosovare të drejtësisë, nën dyshimin se janë përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u bë të martën në bashkëpunim me këto dy shtete. 

Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit për vazhdim me procedurat tjera ligjore.