Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj

Policia

Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka raportuar për dy raste të rënda të kundërvajtjeve në komunikacion, të cilat janë evidentuar gjatë së shtunës dhe të dielës nga Njësia e Komunikacionit Rrugor.

Sipas policisë, rasti i parë është regjistruar më 15 nëntor, rreth orës 16:25, në fshatin Sazli. Shoferi Z.N., 31 vjeç, u kap duke vozitur me 119 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h. Për këtë tejkalim të madh të shpejtësisë, atij iu shqiptua gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për tre muaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti i dytë ndodhi të dielen, sipas Policisë, rreth orës 16:05 në rrugën “Driton Islami” në qytet. Shoferi 40-vjeçar, V.J., u kap në flagrancë duke përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit. Gjatë kontrollit rezultoi se kjo ishte hera e tretë që ai kryente të njëjtën shkelje. Për këtë arsye, policia i shqiptoi gjobë prej 500 eurosh, 3 pikë negative dhe ndalim të patentës së shoferit për gjashtë muaj.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, duke theksuar se këto veprime rrisin ndjeshëm rrezikun për aksidente dhe mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve.