Dy raste të ngacmimeve seksuale janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.
Në njërin rast në Fushë-Kosovë është arrestuar i dyshuari për ngacmim seksual ndaj një gruaje. Pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur të martën.
Ndërkaq në Prishtinë një grua ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur në rrugë, është ngacmuar nga dy të dyshuar.
Rasti ka ndodhur të hënën dhe nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti po hetohet nga ekipet relevante.