Dy persona në Gjilan kanë marrë lëndime trupore, duke u goditur nga rryma, derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve.
Sipas njoftimit nga Policia, ata kanë pranuar tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar nga Policia “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.