Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i cili kishte ndodhur më 16 prill 2026 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Sipas Policisë, më 29 qershor, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë paraqitur në stacionin policor të shoqëruar nga avokatët e tyre mbrojtës. Njëri prej tyre ka dorëzuar një armë zjarri – pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rastin e tentim-vrasjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.