Policia e Kosovës ka njoftuar se dy shtetas algjerian janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Sipas njoftimit ata kanë ikur nga Qendra të enjten.
“Është raportuar se janë arratisur dy të dyshuar meshkuj shtetas algjerianë nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan por u kthyen nga Policia
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Një i vdekur pas një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit
-
Zhduket një grua në Prishtinë