Kronikë

Dorëzohen në Polici dy persona për “vrasje në tentativë” në Prizren

Policia e Kosovës

Dy persona janë dorëzuar në Polici për veprën penale “vrasje në tentativë” që dyshohet se e kanë kryer ndaj një personi në Prizren.

Sipas Policisë, një person ka raportuar te autoritetet se të shtunën në orën 22:40, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, derisa të dytë ishin në lëvizje

Arma e përdorur në këtë rast është gjetur dhe sekuestruar, derisa të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë vazhduar me hetimin e rastit dhe pasi që kanë rënë në kontakt me të dyshuarit, ata sot më datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në Polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përdorur është gjetur dhe sekuestruar”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Viktima me inicialet A.K., i lindur në vitin 1995 nga fshati Korishë, s’ka pësuar lëndime nga sulmi.