Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Djali i mitur godet babanë me sëpatë

emergjenca

Një djalë ka goditur me sëpatë babanë e tij në Gjilan të premten. 

Viktima ka pësuar lëndime të rënda për çka është transportuar në QKUK. Kurse, për djalin e mitur është konstatuar nevoja emergjente për strehim për shkak të gjendjes psikologjike dhe traumës që ka  pësuar nga ngjarja. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga Spitali Rajonal është marrë informata se viktima mashkull kosovar, është sjellë me urgjencë për shkak të lëndimeve të pësuara nga goditja me sëpatë, nga i dyshuari mashkull kosovar djali i tij i moshës se mitur. Viktima  pas ekzaminimeve mjekësore për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar  për në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe përfaqësuesi i QPS-së i cili është marrë me personin e mitur. Punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e fëmijës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të  shkaktuar nga ngjarja”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti duke u hetuar.