Një shtëpi trekatëshe është djegur të dielën në Suharekë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Autoritetet i thanë KOHËS se rasti ka ndodhur në fshatin Vraniq, derisa zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Sipas pronarit, dëmet materiale shkojnë deri në 60.000 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ky rast s’ka të lënduar, derisa Policia bëri të ditur se gjatë së hënës do të dalë në vendin e ngjarjes dhe do të mbledhë dëshmi.
“Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatë se në fshatin Vraniq të Suharekës është duke u djegur një shtëpi. Patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve. Sipas informatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate. Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet material e janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka”, ka konfirmuar zëdhënësi policor për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.