Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një shtëpi në Prizren

Digjet

Foto ilustrim

Një shtëpi është djegur të hënën në rrugën “Janina” në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Autoritetet njoftuan se zjarrfikësit dhe ekipi reagues kanë dalë në vendin e ngjarjes, e sipas informacioneve të para dëmi kalon shifrën prej 300.000 eurove.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia i ka thënë KOHËS se s’ka të lënduar nga ky incident.

“Sot me datë 11.11.2024 rreth orës 16:10 përmes telefonit policia ka marr informatë se në rrugën ‘Janina’ në Prizren është duke u djegur një shtëpi. Zjarrfikësit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Sipas informatave nga vendngjarja zjarri ka përfshirë një shtëpi dhe dëmi material është shumë i madh. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka”, thuhet në njoftimin policor.

Policia tha se me ekspertët e zjarrit do të dalin sërish në vendngjarje dhe për të mbledhur dëshmi.