Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia thotë se ka vetëm dëme materiale në objektin e djegur në Lipjan

Lipjan

(E përditësuar 17:30) - Në një njoftim më vonë, Policia ka thënë se sipas të dhënave fillestare nga zjarri në depon e një marketi në Lipjan ka vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Ibrahim Rugova në Lipjan. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Digjet një objekt në Lipjan

Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në qytetin e Lipjanit të martën.

Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendngjarje.

Nuk dihen se çka e ka shkaktuar zjarrin dhe nëse është lokalizuar.

KOHA ka kontaktuar me autoritetet për të marrë detaje të tjera.