Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë

Kamioni i djegur ne rrugen Prishtine - Peje

Është djegur një kamion në rrugën Prishtinë – Pejë, në fshatin Balincë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka të lënduar dhe se zjarri është lokalizuar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 21:05, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një incident zjarri në fshatin Balincë, ku një automjet (kamionetë) ishte përfshirë nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar dhe, përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për lëndime apo pasoja në njerëz”, ka thënë për “KOHËN”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. 

KOHA ka siguruar video ku shihet kamioni i djegur, ndërsa në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësit. 

Janë krijuar kolona si pasojë e aksidentit.