Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka dënuar me një vit e nëntë muaj burgim një nga administratorët e grupit “Albkings”, F.P., për veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve” dhe “Shantazhi”.
Sipas vendimit të gjykatës, i dënuari është detyruar të paguajë edhe një gjobë prej 5 mijë eurosh. Po ashtu, telefoni i tij “Tecno Park” është konfiskuar, ndërsa një telefon tjetër “Samsung” i është kthyer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoF.P., nën nofkën “Lideri”, duke vepruar në bashkëkryerje me E.S., e njohur si “Liderja”, ka administruar grupet “Albkings” dhe “Vip Albania” në aplikacionin Telegram, ku ka shpërndarë pa autorizim fotografi dhe video të ndjeshme të 12 viktimave, si dhe të dhënat e tyre personale, duke përfshirë emrat, mbiemrat dhe numrat e telefonit.
Përveç shpërndarjes së materialeve komprometuese, ai ka kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme parash përmes PayPal dhe kriptovalutave, duke përfituar një total prej 2.344.44 dollarësh. Pagesat më pas i ka konvertuar në një pikë të ‘exchange’ në Gjilan.
Gjykata ka urdhëruar të akuzuarin të paguajë 120 euro në emër të shpenzimeve gjyqësore dhe të fondit për viktimat e krimit. Palët e dëmtuara janë udhëzuar të ndjekin kërkesat për dëmshpërblim përmes një procesi civil.
Të pakënaqurit me vendimin kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.