Me burgim të përjetshëm është dënuar Bajram Veliaj, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Armenda Aliu.
Trupi gjykues këtë të premte ka shpallur aktgjykimin, ku edhe ka gjetur fajtor Veliajn për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Bajram Veliaj akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, e cila sipas aktakuzës thuhet se ka ndodhur gjatë gushtit te 2019, pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, Armenda Aliu, e cila kishte tentuar të largohej nga shtëpia.
Por Veliaj menjëherë kishte marrë një pistoletë dhe në momentin që e kishte vërejtur bashkëshorten, kishte shtënë pesëmbëdhjetë herë në drejtim të saj, me ç’rast atë e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit dhe si pasojë e plagëve 42-vjeçarja vdes në vendin e ngjarjes.