Një e moshuar ka humbur jetën në Fushë Kosovë pasi ka rënë nga lartësia e një banese në rrethana ende të panjohura. Rasti po hetohet ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obuksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Në rrethana të panjohura viktima femër kosovare (e moshuar) ka rënë nga lartësia (banesa) dhe ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo