Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bastisen dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq

Thesari - Banka Popullore e Serbise - Leposaviq

Foto: Kossev

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një objekt të Bankës Popullore të Serbisë në qendër të Leposaviqit dhe në Drejtorinë e Thesarit të Ministrisë së Financave të Serbisë që gjendet po ashtu në Leposaviq, ka njoftuar për KOHËN zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun Veton Elshani. 

Elshani ka thënë se bastisja është kryer me urdhër të gjykatës së Mitrovicës së Veriut. Në vendin e ngjarjes janë krimet ekonomike dhe zyrtarë policorë të Kosovës të rajonit veri. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Elshani ka bërë të ditur se dyshohet për “pastrim të parave”. 

“Me urdhër të Gjykatës në Mitrovicë të Veriut ka pasur bastisje në lokalet e Bankës Popullore të Serbisë dhe Drejtoria e Thesarit të Ministrisë së Financave të Serbisë në Leposaviq. Po ndërmerren veprime të lidhura me dyshimet për pastrim të parave, vazhdimësi e rastit të shpëlarjes së parave që ka pasur të bëjë me bankat më herët”, ka deklaruar Elshani.