Kronikë

Arrestohet shtetasi i Serbisë në veri, tentoi t’i korruptonte zyrtarët policorë

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një shtetas i Serbisë është arrestuar të hënën në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë pasi dyshohet se u kishte ofruar zyrtarëve policorë para të gatshme në formë ryshfeti.

Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “dhënie ryshfeti”.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme në formë ryshfeti. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.