Një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në kontrabandë me dru në fshatin Shahiq të Kamenicës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën kur në fshatin Shahiq, gjatë patrullimit policor është ndaluar një kamion i drejtuar nga një mashkull kosovar, i ngarkuar me dru që dyshohet se po transportoheshin nga territori i Serbisë në Kosovë.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit përcjellës, hetuesit kanë dyshuar se një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve ka bërë në mënyrë të kundërligjshme damkosjen e druve dhe ka lëshuar fletëpërcjelljen për transportin e tyre.
Me vendim të prokurorit, sasia e druve është sekuestruar, ndërsa zyrtari i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
-
Kontrabandim me mallra dhe falsifikim dokumenti në Svircë të Kamenicës
-
Ndalohet një roje pylli në Kamenicë, lëshonte fletëpërcjellje për masë drusore që vinte nga Serbia
-
Penguan policinë në Kaçanik, dy të dyshuarve u gjenden dru pa dokumentacion në veturë
-
Plani “Mbrojtja e Pyjeve”, sekuestrohen gjashtë kamionë me dru në Ferizaj
-
Arrestohet një zyrtar i Agjencisë Pyjore për keqpërdorim të pozitës