Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një punonjës i Policisë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

arrestim

Foto: Ilustrim

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një punonjës të Policisë së Kosovës, që thuhet se është zyrtar i stafit civil pa autorizime policore, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ngacmim seksual.

Në komunikatën e IPK-së thuhet se ishin njoftuar lidhur me dyshimet se punonjësi civil dyshohej se ishte përfshirë si i dyshuar në këtë rast dhe ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore në koordinim Prokurorinë Themelore Prizren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bazuar në hetimin preliminar dyshohet se punonjësi tashmë i arrestuar, për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës së mitur, të gjinisë femërore në afërsi të objektit shkollor kur viktima i ndjekë mësimet”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren thuhet se është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e tij.