Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar dhe rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor për kryerje të veprës penale “Dhunë në familje”.
IPK ka njoftuar se ka marrë një ankesë nga një qytetare e Gjilanit e cila ka thënë se zyrtari policor, i fejuari i saj, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas pranimit të këtyre informacioneve, bazuar në veprimet hetimore paraprake të realizuara dhe nga dëshmitë e mbledhura nga hetuesit e IPK-së është siguruar një bazë e dyshimit të arsyeshëm se zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka përdorur dhunë dhe kërcënime ndaj ankueses”, thuhet në njoftim.
Zyrtari i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
“Në kuadër të veprimeve të natyrës administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet tutje.