Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Malishevë të martën, me dyshimin se ka publikuar në rrjetet sociale një video duke shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit policor, i dyshuari është intervistuar nga prokurori dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti ndaj tij është iniciuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke shtënë me armë zjarri. Me vendim te prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.