Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Baicë të Lipjanit

Vendi ku ishte groposur Enver Bajraktari

Vendi ku ishte groposur trupi i Enver Bajraktarit

Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e raportuar në Baicë të Lipjanit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se i dyshuari T.K., është arrestuar të martën e 12 gushtit.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme - Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: – T. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka thënë se aktualisht hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë.

Policia pati raportuar se më 4 gusht ka gjetur një trup të pajetë të groposur në një arë të këtij fshati. 

Më vonë u bë e ditur se viktima ishte Enver Bajraktari.