Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Klinë

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Një burrë është arrestuar në Klinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual.

Sipas raportit 24-orësh të Policia ai dyshohet se i ka dërguar një gruaje mesazhe me përmbajtje seksuale.

“Me datë 03.05.2026 është raportuar se viktima femër kosovare kishte pranuar disa sms me përmbajtje seksuale, nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.