Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person i dyshuar për spiunazh.
Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit A.V. ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe aktualisht Policia e Kosovoës po kryen bastisje në banesën e të dyshuarit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës - Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Spiunazhi’, nga neni 124 të KPRK-së. I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Burimet e KOHËS brenda Prokurorisë Speciale bëjnë të ditur se i dyshuari është i nacionalitetit serb.
Javë më parë janë arrestuar dy persona në Ferizaj për veprën e njëjtë.
Atyre u është caktuar një muaj paraburgim.