Mesfushori Valmir Matoshi është duke përjetuar edicion të shkëlqyer me Thunin pas ngritjes në Superligën zvicernae. Por 22-vjeçari ka thënë të martën për “20 Minuten” se as përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, dhe as Federata e Futbollit e Kosovës nuk e kanë kontaktuar ende.
Situata e tij, siç shkruan mediumi i njohur zviceran, mund të ndryshojë në ditët në vijim. Zvicra e Kosova po i kompletojnë ekipet për ndeshjeve të këtij muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZvicra ka miqësore kundër Gjermanisë dhe Norvegjisë, kurse Kosova do të përballet me Sllovakinë më 26 mars në Bratislavë në gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
“Jo, nuk kam dëgjuar ende asgjë”, është përgjigjur ish-futbollisti i Zvicrës U21, Matoshi, kur u pyet nëse Yakin e kishte telefonuar.
Matoshi këtë edicion për Thunin ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 27 ndeshje.
Falë paraqitjeve të mira me Thunin, interesim për Matoshin kanë treguar dy skuadrat elitare të Italisë, Lecce dhe Genoa.