Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVini Jr i pandalshëm, Real Madridi në çerekfinale
Real Madridi e ka mposhtur për herë të dytë Manchester Cityn për vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas fitores 3:0 në Madrid javën e kaluar, Reali fitoi 2:1 të martën mbrëma në Manchester. Dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:1 e eliminoi Cityn në një të tetën e finales.
Madrilenët kishin edhe fat në ndeshjen e kthimit. Në minutën e 20-të Bernardo Silva u përjashtua direkt me të kuq pasi ndali topin me dorë në vijë të portës.
Nga pika e bardhë i saktë ishte braziliani Vinicius Junior. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 22-të.
Gjiganti anglez megjithatë ia doli të barazojë rezultatin në 1:1. Erling Haaland shënoi në minutën e 41-të.
Me rezultatin e barabartë përfundoi pjesa e parë.
Në të dytën, madrilenët e menaxhuan lojën dhe mbajtën rezultatin e barabartë deri në minutat shtesë. Vinicius Junior e shënoi golin e fitores në minutën e 93-të, kur tashmë dihej që Madridi do të jetë skuadra e kualifikuar.
Eze e Rice shënojnë për kualifikimin e Arsenalit
Arsenali ka ruajtur nderin e skuadrave angleze të martën mbrëma në Champions.
Me fitore 2:0 ndaj Bayer Leverkusenit, Arsenali ka avancuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë në Gjermani kishte përfunduar 1:1.
Në “Emirates” golin e parë e shënoi Eberechi Eze në minutën e 36-të.
Ndërkohë për 2:0 shënoi Declan Rice në minutën e 63-të.
Arsenali e kishte përfunduar fazën e ligës në pozitën e parë dhe nuk dëshpëroi në një të tetën e finales.
PSG-ja pa telashe, e eliminon Chelsean me rezultatin e përgjithshëm 8:2
Pas fitores 5:2 në “Parkun e Princave”, Paris Saint Germaini fitoi me tri gola dallim edhe në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat.
Me fitoren 3:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 8:2, fituesi në fuqi i Championsit ka avancuar në çerekfinale të garës elitare për klube të futbollit.
Khvicha Kvaratsklhelia në minutën e gjashtë dhe Bradley Barcola në minutën e 14-të shënuan dy gola të shpejtë për parisienët.
Ndërkohë golin e tretë për skuadrën e Luis Enriques e realizoi Senny Mayulu në minutën e 62-të.
Achraf Hakimi asistoi në dy golat e fundit të PSG-së.
Kthehet Mbappe
Kylian Mbappe është aktivizuar në ndeshjen e Real Madridit ndaj Manchester Cityt.
Ylli francez mungoi në pesë ndeshjet e kaluara për shkak të një lëndimi të gjurit.
Ai u aktivizua në minutën e 69-të në vend të Brahim Diazit. Rezultati mbetet 1:1.
Arsenali po i afrohet çerekfinales
Declan Rice ka shënuar në minutën e 63-të për epërsinë 2:0 të Arsenalit ndaj Bayer Leverkusenit.
Dhe me këtë rezultat, Arsenali po i afrohet çerekfinales së Championsit.
Nuk ndalet Parisi, shënon golin e tretë
PSG po e shkatërron Chelsean në Londër.
Për 3:0 ka shënuar Senny Mayulu në minutën e 62-të.
Kampioni i Championsit tregohet i fortë për Chelsean
Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germaini është treguar skuadër e fortë për Chelsean në pjesën e parë.
Parisi e mbylli 45 minutëshin e ndeshjes kthyese të një të tetës së finales së Championsit me epërsi 2:0.
Golin e parë e shënoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e gjashtë, kurse për 2:0 realizoi gol Bradley Barcola. Ai shënoi golin e dytë për parisienët në minutë ne 14-të.
Reali drejt çerekfinales, ka epërsi të lartë ndaj Cityt
Real Madridi po shkon drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Reali ka epërsi të lartë ndaj Cityt.
Pjesa e parë e ndeshjes kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve përfundoi baras, 1:1. Ndeshja po luhet në “Etihad”, ndërsa në “Bernabeu”, Reali fitoi 3:0. Rezultati i përgjithshëm është 4:1 në të mirë të madrilenëve.
Reali fitoi penallti në minutën e 20-të. Pas rishikimit të situatës me VAR, gjyqtari dha penallti për Realin dhe e ndëshkoi me karton të kuq kapitenin, Bernardo Silva. Ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 20-të, ndërsa i saktë nga penalltia ishte Vinicius Junior në minutën e 21-të.
Ndonëse me një lojtarë më pak në fushë, City shënoi gol në pjesën e parë. Erling Haaland e shënoi golin për Citytn në minutën e 41-të.
Arsenali shkon në pushim me epërsi 1:0
Arsenali e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Bayer Leverkusenit.
Golin e vetëm për Arsenalin e shënoi Eberechi Eze në minutën e 36-të. Ndeshja e parë përfundoi baras, 1:1.
Barazohet rezultati, Haaland shënon gol
Erling Haaland ka shënuar gol për Manchester Citytn në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Rezultati është 1:1. Haaland shënoi golin e barazimit në minutën e 41-të.
Arsenali në epërsi me supergolin e Eze
Eberechi Eze ka shënuar gol fantastik për t’i dhënë epërsinë Arsenalit ndaj Bayer Leverkusenit.
Ndeshja e kthimit që po luhet në “Emirates” u zhbllokua në minutën e 36-të.
Ndeshja e parë përfundoi baras 1:1.
Sportingu kalon në çerekfinale me përmbysje të jashtëzakonshëm
Bodo/Glimt e fitoi 3:0 ndeshjen e parë në shtëpi javën e kaluar ndaj Sporting Lisbonës. Por ekipi portugez zhvilloi një superndeshje të martën mbërma. Fillimisht shënoi tri gola gjatë 90 minutave dhe dy gola në vazhdimet dy herë nga 15 minuta për të siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e së martës, në kuadër të një të tetës së finales, Sportingu e fitoi 5:0.
Gonçalo Inacio (34’), Pedro Gonçalves (61’), Luis Suarez (78’ pen.), Maximiliano Araujo (92’) dhe Rafael Nel (120+2’) shënuan golat e fitores për ekipin portugez.
Reali në epërsi, City mbetet me një lojtar më pak
Real Madridi ka fituar penallti në ndeshjen ndaj Manchester Cityt. Pas rishikimit të situatës me VAR, gjyqtari dha penallti për Realin dhe e ndëshkoi me karton të kuq kapitenin, Bernardo Silva. Ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 20-të.
I saktë nga penalltia ishte Vinicius Junior në minutën e 21-të.
Tashmë Reali ka epërsi të lartë ndaj Cityt. 3:0 e kishte fituar ndeshjen e parë në Madrid.
🇪🇺🇪🇸 Manchester City (0) 0-1 (4) Real Madrid | Champions League, octavos de final (vuelta)
— Ligas Top del Fútbol (@LigasTopFutbol) March 17, 2026
VINICIUS JUNIOR HACE EFECTIVO EL PENALTI Y LIQUIDA LA SERIE EN EL ETIHAD 🇧🇷⚪️pic.twitter.com/mDmYeVZTjy
Parisi drejt çerekfinales, shënon edhe golin e dytë ndaj Chelseat
Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, ka shënuar golin e dytë në ndeshjen kundër Chelseat. Për 2:0 realizoi gol Bradley Barcola. Ai shënoi golin e dytë për parisienët në minutë ne 14-të.
Parisi e kishte fituar edhe ndeshjen e parë thellë, 5:2.
PSG-ja kalon në epërsi ndaj Chelseat
Khvicha Kvaratskhelia ka shënuar golin e epërsisë së PSG-së në ndeshjen ndaj Chelseat.
Ai realizoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e gjashtë të ndeshjes kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Mbappe nuk luan nga fillimi
Superylli francez, Kylian Mbappe, nuk do të paraqitet nga fillimi te Real Madridi për ndeshjen kundër Manchester Cityt.
Mbappe është kthyer nga lëndimi, por ka mbetur në bankën e rezervistëve për ndeshjen kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja City – Real luhet sonte nga ora 21:00.
Reali e fitoi ndeshjen e parë në Madrid me rezultat 3:0.
Ndeshja kthyese luhet në “Etihad”.
