Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë mbi dyshimin për dhunim.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.