Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për 14 raste të vjedhjeve

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Në Prishtinë është arrestuar një 29-vjeçar me inicialet R.I. i dyshuar për 14 raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Policisë në Kryeqyteti, vjedhjet janë kryer në lokalitete të ndryshme në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Arrestimi është realizuar mbrëmë pas disa veprimeve hetimore dhe operative, të zhvilluara nga hetuesit policorë. Aktualisht në koordinim me prokurorinë kanë nisur procedurat për së paku 14 raste, ku dyshohet të jetë përfshirë i dyshuari”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.