Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një grua për keqtrajtim të fëmijës

arrest

Ilustrim

Një grua është arrestuar në Podujevë për keqtrajtim të fëmijëve. 

Policia njoftoi se e dyshuara pas trajtimit mjekësor, është dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.