Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove

Policia e Kosovës

Një person me banim të përkohshëm në SHBA ka raportuar se i janë vjedhur shumat prej 176 mijë dollarësh dhe 3.750 eurosh në shtëpinë e tij në Pejë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se ka arrestuar një grua të martën.

Njoftohet se rasti ka ndodhur më 26 janar.

‘Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni policor në Pejё, me datёn 26.01.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё ka ndodhur njё rast i vjedhjes sё rёndё. Ankuesi i cili ёshtё me banim tё pёrkohshёm në SHBA, ka deklaruar se nё shtёpinë e tij nё rrugёn e lartёcekur, në sef ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 dollarë amerikanë  dhe 3750 euro, tё cilat i janë vjedhur. Pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, me datёn 21.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarën, e cila dyshohet se ka vjedhur shumёn e tё hollave tё lartcekura”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.