Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Klinë për sulm dhe vrasje në tentativë

Arrestim - policia

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një burrë është arrestuar në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar, nën dyshimin për sulm dhe vrasje në tentativë.

Rasti ka ndodhur më 17 janar.

I dyshuari, i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërkohë që hetimet për rastin janë duke vazhduar.