Një person me inicialet A.N., 35 vjeç, është arrestuar të premten pasdite në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar policët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas Policisë, një zyrtar policor i caktuar në detyrë në portën hyrëse të stacionit policor ka njoftuar se një veturë me targa të huaja ishte parkuar para portës dhe se drejtuesi i saj nuk po i bindej urdhrave për t’u larguar.
Në vendngjarje kanë dalë për asistencë edhe zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i dyshuari, A.N., 35 vjeç, sipas policisë, ka përdorur vazhdimisht fjalë fyese dhe kërcënuese ndaj zyrtarëve policorë, duke shfaqur sjellje agresive dhe mosbindëse.
Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari u është vërsulur zyrtarëve policorë, me ç’rast ata janë detyruar të përdorin sprej mbrojtës për ta neutralizuar dhe më pas për ta arrestuar.
Si pasojë e incidentit, tre policë, si dhe i dyshuari, kanë pësuar lëndime të lehta.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
-
Arrestohet në Ferizaj i dyshuari që goditi veturën e policisë dhe lëndoi dy zyrtarë
-
Tentim vrasja në Ferizaj: 16-vjeçari sulmoi me thikë qytetarë e policë e më pas i hodhi benzinë vetes
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarëve policorë në Deçan