Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 19-vjeçar në Gjilan pas dyshimit se ka tentuar të grabisë në një argjendari. Gjatë arrestimit, atij i është sekuestruar edhe një armë.
Pas intervestimit, ai është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Personi i arrestuar dyshohet për përfshirje në rastin grabitje në tentativë në një lokal argjendarie në Gjilan. Gjatë arrestimit nga i dyshuari është sekuestruar një armë (revole) si dhe motoçikleta që dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një 19-vjeçar në Prishtinë për grabitje në tentativë
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjilan
-
Arrestohet i kërkuari për tentim vrasje
-
Arrestohen në Gjilan pesë të dyshuar për vjedhje të rëndë, rikthehen gjësendet e vjedhura
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij