Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Spanjë i dyshuari për përfshirjen në vrasjen në “Bon Vivant”

Dukagjin Nikollaj

Dukagjin Nikollaj (Foto-ilustrim KOHA)

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj, është arrestuar në Spanjë.

Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se  Nikollaj, i cili ishte në arrati, është ndaluar nga autoritetet spanjolle.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ishte i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh dhe për pesë vjet dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës nga Kanadaja në New York, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më 5 gusht 2023, një person kishte vdekur nga katër të plagosurit në “Bon Vivant”.  Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.

Për këtë vrasje, Andi Pajaziti ishte liruar nga akuza derisa ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje, duke i marrë dy vite burgim.

Në këtë rast i ndaluar ishte edhe  N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, i cili tash është arrestuar në Spanjë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. /BetimipërDrejtësi