Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën “krim i organizuar”. Sipas Policisë, ai kishte edhe urdhër-arrest të lëshuar nga shteti i Suedisë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari në lagjen "Marigona", në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 52.480 euro para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtetasi suedez që u arrestua në Prishtinë dyshohet se ishte drejtues i një grupi kriminal
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë
-
Mashtrimi milionësh me prona në Prishtinës, arrestohet edhe një shtetas i Serbisë
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar