Kampioni i Zvicrës, Thuni, luajti 1:1 me Dinamo Zagrebin në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Reprezentuesi i Kosovës, Valmir Matoshi, luajti gjithë ndeshjen për Thunin dhe ishte prej më të mirëve. Ndeshja e së martës u zhvillua në Zvicër.
Takimi evropian në Thun mblodhi 9000 shikues. Ndeshja e kthimit është pas një jave në “Maksimir” të Zagrebit.
Dinamo vlerësohej favorite e madhe, por Thuni ishte në epërsi 1:0 nga minuta e 20-të e deri në minutën e 86-të.
“Ishim ekip më i mirë në pjesën e parë. Dinamo bërë shumë presion në pjesën e dytë, por shënoi vetëm një gol në fund. Nëse do të ndalonim këtë, do të ndihesha edhe më mirë”, ka thënë Matoshi, shkruan “Blick”.
Edhe
Thuni e Dinamo luajnë baras
Barazimi e favorizon Dinamon për ndeshjen e kthimit, por mesfushori Matoshi mbetet optimist.
“Jam i bindur në kualitetin që kemi dhe që mund të fitojmë atje”.
Ndeshjet e Championsit, 23-vjeçari Matoshi i ka ëndërruar si fëmijë.
“Këto janë ndeshjet më të mira. Si djem të vegjël, të gjithë i kemi ëndërruar këto. Ekipi ynë është maksimalisht i motivuar për të dhënë më të mirën atje”, ka thënë Matoshi.
Pasi luajti me Zvicrën U20 dhe U21, Matoshi debutoi te Kosova A në miqësoren ndaj Çekisë, më 31 maj. Menjëherë në miqësoren e dytë shënoi gol. Bëhet fjalë për ndeshjen e 7 qershorit ndaj Andorrës, të cilën Kosova e fitoi 3:0.
Edhe
Baseli mposht Thunin dhe ia shtyn festën, shënojnë Ajeti e Matoshi
Te Dinamo prej minutës së 66-të luajti Arbër Hoxha.
VIDEO: