Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, pas një serie rastesh të raportuara në lokacione të ndryshme.
Policia ka njoftuar se, sipas informacioneve, nga data 19 deri më 25 prill, në disa lokacione janë kryer vjedhje të ndryshme, përfshirë rimorkio, aparate për pastrim të automjeteve, mjete pune dhe derivate të naftës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas njё pune intensive të hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datёn 27.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarin, i cili dyshohet se ka vjedhur sendet e lartcekura”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.