Policia e Shqipërisë ka arrestuar në pikëkalimin kufitar në Morinë një 39-vjeçar nga Kosova.
Ai po kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet lituaneze, ku është i dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim për “Dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcenimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi një dëmtim të rëndë shëndeti ose terrorizmi i një personi”.
B.K. do të ekstradohet drejt Lituanisë.
“Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar: B. K., 39 vjeç, banues në Kosovë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vilnius, Lituani, pasi Gjykata e Vilnusit e ka dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcenimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi një dëmtim të rëndë shëndeti ose terrorizmi i një personi”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Lituani, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit”, ka njoftuar Policia e Shtetit.