Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë të martën në Lipjan, për të cilën kishte urdhërarrest ndërkombëtar.
Ajo është dërguar në mbajte.
“Lipjan / 26.11.2024-14:00. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar njësiti FAST në koordinim me prokurorin kanë arrestuar të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë dhe e njëjta është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.